Lajme
Moderatori shumëvjeçar i RTK-së braktis median, Resul Sinani hyn në politik (Video)

Moderatori i lajmeve, Resul Sinani, ka konfirmuar se e ka lënë televizionin publik RTK-në, për t’iu bashkëngjitur partisë së Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate.
Sinani, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se sot do të jetë hera e fundit që prezanton lajmet në RTK.
“Do të jem i nderuar dhe krenar që do të bëhem pjesë e POLITIKËS përmes partisë NISMA Socialdemokrate”, ka shkruar Sinani.