Portreti i Adem Jasharit do të vij në Prekaz i punuar me rreth 200 mijë gëzhoja fishekësh (Video)
Një portret i komandantit legjendar, Adem Jashari, i punuar nga 200 mijë gëzhoja plumbash është mënyra që një artist i ri nga Kosova ka vendosur ta shënojë 20 vjetorin e rënies të Komandantit Adem Jashari dhe Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Artisti 27 vjeçar me këtë krijim synon që të njihet edhe jashtë Kosovës dhe që të hyj edhe në Librin e rekordeve Botërore.
Kam marr iniciativë vullnetarisht ta punoj një mozaik me përmasa të mëdha dhe shumë të veçantë në botë. Mozaiku është 5 metra me 5 domethënë 25 metra katror, e deri tash sipas hulumtimeve të mia në internet është i vetmi në botë – tha Besart Gashi, artist.
Për ta realizuar projektin që vet e ka ideuar artistit i u deshën 20 ditë punë me ndihmën e përkrahjen nga familja dhe miqtë. Vepra artistike më datë 5 mars do të vendoset në Prekaz në Kompleksin memorial.