Lajme

Sami Salihu zgjidhet kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës, opozita nuk merr pjesë në votim (Video)

Mbahet seanca konstituive e Kuvendit Komunal ku edhe zyrtarisht zgjidhet kryetar i Kuvendit Komunal z.Sami Salihu, transmeton Presheva.AL

Komisioni konstaton se me 20 vota PËR, Sami Salihu zgjidhet kryetar i kuvendit komunal Preshevë.

Opozita e perbere nga PDSH – PVD dhe BDL ka leshuar seancen edhe pse u ftuan qe shqiptaret ta votojne nje shqiptar per kryetar kuvendi nga keshilltari i LRPDSH-se Avni Nuhiu i cili tha “Unë thërras shqiptarët meqenëse në këtë Kuvend një pjesë është më shqiptar se të gjithë ne, le të rrin këtu dhe ta votojnë një shqiptar për kryetar kuvendi”.
Pas marrjes se detyres z.Sami Salihu, ka falemnderuar këshilltarët për besimin e dhënë për të udhëhequr këtë proces katër vjeçar.

Ku para qytetareve lexoi nje fjalim te pergatitur me rastin e marrjes se ketij posti.

Related Articles

Back to top button