Seanca konstituive e Kuvendit të Preshevës pritet të mbahet të hënën
Seanca Konstituive e Kuvendit komunal në Preshevë do të mbahet ditën e hënë 19 shkurt 2018.
Pas përfundimit të procesit zgjedhorë, certifikimit të rezultateve dhe mandateve për Ansambleist të ardhshëm në parlamentin lokal të komunës së Preshevës, janë krijuar kushtet ligjore që të nise procedura e zgjedhjes dhe konstituimit të organeve të reja të cilat do të udhëheqin komunën në 4 vitet e ardhëshme !
“APN” Alternativa për Ndryshim e udhëhequr nga Shqiprim Arifi si fituese bindëse e zgjedhjeve të parakohshme lokale në Preshevë tash më ka siguruar shumicën në Kuvendin komunal me partnerët e koalicionit.
Kryetari i ardhshëm katërvjeçarë i komunës së Preshevës do të zgjidhet Shqiprim Arifi nga radhat e APN-së kurse kryetarë i kuvendit komunal do të jetë Sami Salihu udhëheqësi i LR-PDSH-së.