Lajme

Vajza me emrin Pavarësie mbush 10 vjet në Kosovën e ndarë (Video)

Agjencia franceze e lajmeve AFP në përvjetorin jubilar të pavarësisë së Kosovës i ka kushtuar një artikull vajzës nga Lipjani e cila ishte fëmija i parë që u lind në ditën kur u shpall pavarësia e Kosovës, më 17 shkurt 2008, me ç’rast prindërit e saj e pagëzuan me emrin Pavarësie.

Më 17 shkurt 2008, parlamenti i Kosovës njëzëri miratoi një deklaratë të pavarësisë nga Serbia. Në të njëjtën ditë lind një vajzë e vogël: Familja e saj e quajti Pavarësie, fjala shqipe për “Pavarësinë”.

Por 10 vjet nga ajo ditë historike, Pavarësie përfaqëson të rinjtë e vendit të saj: ajo thotë se kurrë nuk ka takuar fëmijët e pakicës serbe të Kosovës që jetojnë aty pranë.

Në fshatin e saj Sllovi-Lipjan, pothuajse të gjitha 3,000 banorët janë shqiptarë – etniciteti mbizotërues në Kosovë. Vetëm katër kilometra larg është fshati i vogël serb i Dobrotinit.

Por të dyja komunitetet “ndajnë vetëm rrugën”, ëtha xhaxhai i Pavarësiesë, Besim Sopa- 38 vjeç.

Ai rikujton se në vitin 1999 forcat serbe vranë 38 shqiptarë në fshatin e tyre, rreth 20 kilometra në jug të kryeqytetit të Prishtinës.

Mizoritë e tilla të kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999 që vuri ballë për ballë guerilët shqiptarë të Kosovës kundër serbëve nën kontrollin e Beogradit, krijuan pakënaqësitë që mbeten thellë në psikikën e shtetit të ri.

Fëmijët shqiptarë dhe serbë të brezit të Pavaresiesë shkojnë në shkolla të ndara. Ajo dhe 30 shokët e saj të klasës mësojnë në gjuhën shqipe, ndërsa të rinjtë e Dobrotinit mësojnë një kurrikulum tjetër në gjuhën serbe.

Related Articles

Back to top button