Lajme

Vidhet Flamuri i Kosovës në Strasurg (Video)

Konsullata Përgjithshme e Kosovës ne Strasburg të Francës është sulmuar gjatë këtij vikendi.

Këtë e ka konfirmuar Konsuli i Përgjithshëm, Edon Cana përmes një statusi në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se gjatë sulmit është është vjedhur flamuri i Republikës së Kosovës dhe është shkatërruar stema e shtetit. Cana sulmin e ka cilësuar veprim të armiqve të Kosovës ndërsa ka thënë se beson në gjetjen e shpejtë të kryesit të veprës.

“Simbolet e Shtetit të Kosovës i pengojnë armiqëve tanë! Duke i falenderuar autoritetet franceze për mbështetjen e tyre jemi të bindur se pas forenzikës së bërë sulmuesit shpejt do të gjinden”, shkroi ai.

Related Articles

Back to top button