Aeroplanët ushtarakë serbë fluturojnë mbi Preshevë (Video)
Një video e re ka qarkulluar në rrjetet sociale ku thuhet se aeroplanët ushtarakë serbë për herë të dytë kanë fluturuar mbi Preshevë, afër kufirit me Kosovën.
Lajmi.net ka raportuar për fluturimin e aeroplanëve ushtarakë serbë para pak kohësh, por ende nuk ka asnjë reagim nga KFOR-i lidhur me këtë rast.
Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë Kapiteni Jovan Krivokapiq ka sqaruar fluturimet të cilat ndodhën sot mbi qiellin e Preshevës.
“Aeroplanët janë duke fluturuar ashtu siç duhet ka thënë Krivokapiq duke shtuar se nuk ka arsye për panikë në popullatën lokale”, ka thënë Krivokapiq.
I pyetur nëse aeroplanët kanë fluturuar mbi atë zonë nga përfundimi i luftës në Kosovë nuk ka dhënë përgjigje por ka thënë se “Presheva dhe Kosova janë pjesë e Serbisë”.