Lajme

Arrestohet në Tabanoc 42 vjeçari, duhej të vuante dënimin me burg

Dje në ora 11:50 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrollit të pasaportës, është konstatuar se personi N.R (42) nga fshati Kopanicë kërkohet për të vuajtur dënimin me burg, transmeton rtvpresheva.com.

N.R është kërkuar të vuajë dënimin me burg me afat kohor prej një muaj dhe 25 ditë për vepra të kryera penale kundër sigurisë të njerëzve në komunikacion dhe cënimit të sigurisë në komunikacion, të dënueshme sipas nenit 300 alinea 3 dhe neni 297 alinea 3 nga KP i RM-së.

Ai është arrestuar dhe u është dorëzuar nëpunësve policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Related Articles

Back to top button