Lajme

Artisti nga Bujanoci sjellë portretin e aktorit të madh prizrenas Bekim Fehmiu

Teatrin Profesionl “Bekim Fehmiu” në Prizren, të mërkurën e ka vizituar një delegacion nga komuna e Bujanocit. Artisti nga Bujanoci Nagip Tashi i kishte sjellur dhuratë teatrit të Prizrenit portretin e aktorit të prizrenas Bekim Fehmiu, me këtë rast kryetari Haskuka ka takuar edhe kryetarin e Bujanocit Shaip Kamberi i cili e kishte përcjellur autorin e veprës. Haskuka tha se me mysafirët nga Bujanoci biseduam për shkëmbim kulturor dhe bashkëpunim ndërmjet dy komunave.

“Një portret i jashtëzakonshëm sonte na bëri bashkë, dy kryetarë, profesorin me nam, një artist, drejtorë dhe aktorët e Teatrit Profesionist “Bekim Fehmiu” në Prizren.

Artisti nga Bujanoci Nagip Tashi kishte sjellur si dhuratë teatrit portretin e aktorit të madh prizrenas Bekim Fehmiu. Siq na tregoi veprën e ka punuar 3 vite ndërsa si material për realizim ka përdorur 3 lloje të drurit.

Me këtë rast e takova edhe kryetarin e Bujanocit z. Shaip Kamberi i cili e kishte përcjellur autorin e veprës. Me të biseduam për shkëmbime kulturore dhe bashkpunim ndërmjet dy komunave.

Bashkë me Drejtorin e Kulturës z. Ehat Oreshka shfrytëzuam rastin të bisedojmë me aktorët dhe drejtorin e teatrit si dhe me profesorin Arsim Fehmiu i cili na tregoi anekdota nga jeta e aktorit botëror Bekim Fehmi.” Ka shkruar kryetari Mytaher Haskuka në facebook.

Related Articles

Back to top button