Lajme

Çedomir Jovanoviç: Do të jem ambasadori i parë serb në Kosovën e pavarur

Dramaturgu i famshëm serb dhe kryetari i Partisë Liberal Demokrate, Çedomir Jovanoviç, tha se do të donte të ishte Ambasadori i parë i Serbisë në Prishtinë.

“Gjithmonë isha në anën e shqiptarëve dhe i kuptova problemet e tyre. Kam luftuar kundë politikës së Millosheviqit, e cila ishte represive ndaj shqiptarëve dhe krimet e kryera në Kosovë. Kështu që mund të ketë urë lidhëse midis serbëve dhe shqiptarëve”, tha Jovanoviç.

“Nëse Serbia më emron si ambasador në Kosovë, unë do të bëj përpjekjet e mija për të përmirësuar mardhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Do të bëjmë marrëveshje të mira me afaristët shqiptar në Kosovë. Çdo mall që kemi ne mund ta vendosim në tregun e Kosovës dhe anasjelltas tregun e Kosovës ta shesim nëpër Serbi. Do të luftoj kundë doganave. Dhe një ditë të gjithë do të jemi së bashku në Bashkimin Europian pa kufinj, të lumtur dhe të kënaqur”, tha Çedomir.

Related Articles

Back to top button