Dialogu Kosovë-Serbi: Të dëgjohet zëri qytetar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Konkluzioni i përgjithshëm i tryezës së rrumbullakët “Dialogu mbi Kosovën dhe jugun e Serbisë” që u mbajt në Bujanoc, është se dialogu është rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve në jug të Serbisë .
Gjatë diksututimi i kwrkua urgjentisht në krijimin e vendeve të reja të punes në sektorin real në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, sepse për shkak të mungesës së punës, të rinjtë serbë, shqiptarë dhe romë po largohen masivisht.
Për kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberin, nuk ka dyshim se dialogu mbi Kosovën ka efekt pozitiv në të gjithë rajonin, por ai beson se
duhet të përfshihen dhe çështjet e shqiptarëve nga ky rajon.
“Dialogun për Kosovën dhe çështja shqiptare në jug të Serbisë nuk duhet shikuar veçmas, përndryshe marrëdhëniet edhe mëtutje do të jenë të rënduara. Në dialog duhet të përfshihen shqiptarët nga Lugina ePreshevës”, tha Kamberi, duke vënë në dukje se deri tani dialogu ishtededikuar vetëm për serbët.
Kamberi konsideron se në dialogun e brendshëm për Kosovën në Serbi, duhet të marrin pjesë vetëm serbët, sepse, shtoi ai, “shqiptarët
tashmë e kanë pozicionin e tyre, se Kosova është shtet i pavarur,
ndërsa serbët e mohojnë këtë.
Ai shtoi se qëndrimi i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), në të cilën është edhe ai, se hapja e dialogut për Kosovën është pozitive,
por se në do duhej të trajtoheshin edhe problemet e shqiptarëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja.
“Nga të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, vetëm Marrëveshja për Kontrollin e Përbashkët të Kufirit ka pasur ndikim te ne.
Megjithatë, shpresat që i kemi pasur në lidhje me njohjen e diplomave nga Kosova nuk janë arritur, sepse marrëveshja e arritur nuk po
zbatohet”, tha Kamberi.
“Për pakicat kombëtare duhet të vlejnë standardet uniforme. Nuk mundet pakica serbe në Kosovë të marrë gjithçka, ndërsa ajo shqiptare në Serbi asgjë. Për këtë duhet të jenë të vetëdijshëm faktorët në politikën e lartë, nëse duan stabilitet, i cili është parakusht për zhvillimin ekonomik”, tha Kamberi.
Ai tha se që nga përfundimi i konfliktit të armatosur në jug të Serbisë janë nënshkruar tri marrëveshje për zgjidhjen e problemeve në këto tri komuna, dhe se asnjëra prej tyre nuk po zbatohet.
Sipas fjalëve të njeriut të parë të komunës së Bujanocit, plani 7 pikësh, i mbështetur nga të gjitha partitë politike shqiptare në jug
të Serbisë, e i cili përmban të gjitha çështjet e rëndësishme për shqiptarët: integrimin në institucionet shtetërore, njohjen e
diplomave, tekstet mësimore, gjyqet, nuk është aspak në kundërshtim me legjislacionin vendas, dhe pothuajse nuk ka asnjë përparim në
përmbushjen e kërkesave.
Kamberi tha se ai “nuk e sheh zgjidhjen e problemit të Kosovës, nëshkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, komunave në jug të Serbisë në të cilat banojnë shqiptarët me komunat në veri të Kosovës ku jetojnë serbët.
“I vetmi që e përfaqëson këtë pozicion, është Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq. As Prishtina zyrtare, as Tirana zyrtare, kurrë nuk e kanë
mbështetur zgjidhjen e problemit me ndryshimin e kufijve. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo është një çështje që mund ta rrezikojë paqen në të gjithë Ballkanin, sepse dihet çfarë është situata në Maqedoni dhe Bosnjë, por dihet edhe qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare”, tha Kamberi.
Nënkryetari i Bujanocit, Stojança Arsiq beson se Kosova dhe Jugu i Serbisë duhet të shihen si dy probleme specifike “siç bën edhe
bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.
Që nga viti 2001, është bërë një përparim i rëndësishëm në realizimin e të drejtave të shqiptarëve në jug të Serbisë, tha Arsiq, duke e
veçuar vetëqeverisjen lokale multietnike, si dhe policinë dhe riorganizimin e medias.
“E gjitha ajo që i takon pakicave kombëtare në Serbi, i takon edhe pakicës kombëtare shqiptare, e cila duhet të integrohet plotësisht në
sistemin shtetëror”, tha Arsic.
Në integrimin në nivelin lokal, siç tha ai, nuk duhet të ketë vërejtje nga pala shqiptare, por sa i përket institucioneve shtetërore, ka
hapësirë për përmirësim. Arsiq gjithashtu pret ndihmë nga shteti në fushën ekonomike, përndryshe jugu do të mbetet bosh, sepse njerëzit po largohen kryesisht për shkak të situatës së vështirë ekonomike.
“Zgjidhja e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të lehtësojë edhe situatën tonë. Ne jemi bërë peng i krizave në këto
marrëdhënie dhe askush nuk flet për këtë”, tha Arsiq dhe ka shtuar se”kurdo që dikush në Beograd dhe Prishtinë ka nevojë, ngriten
tensionet në Bujanoc dhe Preshevë”.
Deputeti popullor në Parlamentin serb, Fatmir Hasani, theksoi se bisedimet në të gjitha nivelet mund ta ndryshojnë situatën e
pafavorshme në të cilën gjenden të dy kombet për më shumë se 20 vjet.
Megjithatë, përshtypja e tij është se shqiptarët lokalë po pakësohen në çdo aspekt, sikur edhe me proceset aktuale, dhe për këtë arsye
pakënaqësia po rritet.
“Ne kujdestarojmë me kërkesat tona, por kurrsesi të bëhemi të barabartë me pakicat e tjera në Serbi, e mos të flasim me serbët në
Kosovë, të cilët kanë tri ministri, zëvendëskryeministër, një numër të madh gjyqtarësh”, tha Hasani, i cili gjithashtu u ankua edhe për
bashkësinë ndërkombëtare, se e ka humbur interesin për jugun e Serbisë.
Sipas fjalëve të Miodrag Milkoviqit, përfaqësues i koalicionitopozitar në Bujanoc, të mbledhur rreth SNS, vendimtare është zgjidhja e problemeve ekonomike, e jo integrimi. Ai paraqiti të dhëna se në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë 137 serbë të rinj, shqiptarë dhe romë, me arsim të lartë, nuk kanë punë dhe se më shumë se 40,000 njerëz janë larguar nga këto hapësira.
“Kjo është një shuplakë edhe për autoritetet lokale, dhe ato republikane. Të gjithë jemi përgjegjës për largimin e të rinjve.
Punësimi dhe ekzistenca duhet të jetë tema kryesore, dialogu duhet t’i zgjidhë këto çështje”, mendon Milkoviq.
Ai theksoi se integrimi i shqiptarëve është një proces që po zgjat, por që nuk guxon t’i shkelë të drejtat e bashkësive të tjera etnike në
këtë rajon, ndërsa problemi me tekstet mësimore në gjuhën shqipe duhet të zgjidhet urgjentisht, si dhe simbolet kombëtare dhe përdorimi i gjuhës.
“Nëse në dialog është dashur të përfshihet Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, përkundër qëndrimit tonë mbi Kosovën,” përfaqësuesi i
KKSH, Galip Beqiri, duke vënë në dukje se pas konfliktit në këtë regjion në vitin 2001, serbët lokalë dhe shqiptarët e filluan dialogun
mbi jetën e përbashkët dhe kështu zgjodhën çështjet e diskutueshme.
“Ne jemi gjithmonë për dialog, por për momentin jemi shumë larg nga ajo që na takon me ligj”, tha Beqiri, duke porositur se shqiptarët
duke kërkuar të drejtat e tyre, nuk po veprojnë kundër serbëve.
Qendra për Demokraci dhe Zhvillim të Jugut të Serbisë e organizoi tryezën e rrumbullakët në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, me temën
“Dialogu mbi Kosovën dhe Jugun e Serbisë”, në mënyrë që përfaqësuesit e jetës politike, publike dhe ekonomike të kenë mundësi që në kuadër të bisedimeve për Kosovën, të paraqesin problemet me të cilët ballafaqohen qytetarët e kësaj zonë.
Ky projekt mbështetet nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur.
Në debat morën pjesë kryetari komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, zëvendësi i tij Stojança Arsiq, deputeti popullor Fatmir Hasani,
përfaqësuesi i grupit opozitar të anëtarëve të koalicionit të mbledhur rreth Partisë Progresive Serbe (SNS) Miodrag Milkoviq, përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (NSA) Galip Beqiri dhe kryetari i Këshillit Komunal të SPS Boshko Angjellkoviq.