Lajme
Dokumentar: ÇANAKALAJA E SHQIPTARËVE, Pjesa e dytë (Video)
Duke ecur varrezave të ushtarëve të rënë gjatë Betejës së Çanakalasë ne Turqi gjatë vitit 1915, të rregulluara dhe të mirëmbajtura mirë, në gurët e tyre mund të lexosh edhe emrat e qyteteve: Manastir, Shtip, Ohër, Kumanovë, Pejë, Prizren, Vlorë, Elbasan, Preshevë ose Gjakovë.
Historia dhe kultura shqiptare sa është e pasur dhe e lavdishme aq është edhe e dhimbshme dhe tragjike.
Duke pasur vëmendjen ashtu te mbishkrimet e varreve, mund të vijmë në konstatimin se kjo betejë është edhe e shqiptareve.
Edhe 100 vite pas Betejës së Çanakalasë, me të arritur në këtë rajon, ke ndjenjën se ende mund të nuhasësh erën e barotit dhe mund të dëgjosh krismat e armëve!
https://youtu.be/ZKBpk31lteY