Lajme

Furrtari gjerman i gjenë tetë milionë euro të gatshme dhe i lajmëron në polici

Një furrtar gjerman i Frankfurtit, mëngjesin e së martës ka gjetur një valixhe të stërmbushur me të holla, në një shportë mbeturinash. Banori i shashtrisur 56-vjeçar menjëherë i ka dorëzuar në stacionin më të afërt policor.

Me siguri se ka qenë zbulimi më i madh i jetës së tij, i cili ka mundur t`ia ndryshojë jetën. Por, gjermani 56-vjeçar vendsoi që të hollat e gjetura mëngjesin e së martës në një shportë mbeturinash, t`i dorëzojë në polici, informojnë nga policia gjermane, përcjellë Shtegu.com. Të hollat kanë qenë të mbështjellura mirë, në secilin grumbull ka pasur një shumë prej 50 mijë eurove dhe i panjohuri i ka hedhur në shportën e mbeturinave.

Gjermani 56-vjeçar, fillimisht ishte stepur kur i ka vërejtur të hollat me bankënota prej 500 eurosh. Por, ndershmëria e tij nuk e ka lejuar t`i mbajë për vete të hollat dhe ato i ka dërguar në polici, njofton më tej Shtegu.com. „Një shumë kaq e madhe të hollash me siguri se asnjëherë nuk kanë qëndruar mbi tavolinën e stacionit policor dhe të gjithë kolegët janë shtangur“, kanë deklaruar nga policia gjermane.

„Gjatë vështrimit më të detajuar, mund të konstatohet se të hollat janë rezultat i ndonjë loje fati“. Përkundër gjithë kësaj, policia e ka falënderuar në masë të madhe banorin. Të hollat e gjetura tani janë në institucionin përkatës të hetimeve.

Related Articles

Back to top button