Lajme

Ja e vërteta e aeroplanëve që kaluan sot mbi Preshevë

Mediat shqiptare raportuan se avionët serbë kishin fluturuar mbi Preshevë dhe se ky fluturim shkaktoi një konfuzion dhe pasiguri tek banorët që jetojnë në Preshevë.

Avionët luftarak të ushtrisë serbe po bëjnë aktivitete të rregullta fluturuese, tha Jovan Krivokapiç, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes për B92.

Sipas tij, po bëhen përgatitje për stërvitje taktike me shkarkimin e “Sadejstvo 2018” të planifikuar për të enjten, 29 mars.

Për këtë aktivitet ka reaguar edhe i pari i Komunës pasi popullata është shqetsuar nga ky fluturim në distancë të ulët.

Reagimi i Kryetarit z.Shiprim Arifi në facebook:

Sot rreth orës 14.00 qytetarët e Komunës së Preshevës janë shqetësuar nga fluturimi në distancë të ulët të avionëve ushtarak të Republikës së Serbisë.

Me indinjatë të thellë konstatojmë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftoj institucionet përkatëse qëndrore të mos keqpërdorin hapsirat e Komunës sonë për demonstrimin e forcave si reagim i ngjarjeve politike të shënuara ditë më parë.

Gjithashtu siguroj qytetarët e Komunës së Preshevës se kemi mbështetjen dhe besimin e plotë të miqve tanë ndërkombëtarë dhe ftoj që ti përmbahemi provokimeve eventuale dhe aktiviteteve spontane.

Preshevë, 28.03.2018

Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës

Related Articles

Back to top button