Lajme

Konkurs për rehabilitim 10 ditorë falas të pensionistëve në banjë

Fondi Republikan i sigurimit pensional dhe invaliditor ka njoftuar një shpallje që u bën thirrje pensionistëve të aplikojnë për rehabilitim dhjetë ditor falas në një nga 25 Banjat në Serbi.

Të drejtë që të aplikojnë në konkursin e shpallur nga Fondi Pensional kanë pensionistët nga kategoria e të punësuarve, veprimtarive të pavarura dhe fermerëve, pensionet e të cilëve janë deri në 24,980 dinarë.

Gjithashtu, të drejtë konkurimi kanë pensionistët që i kanë pensionet e Serbisë si dhe ata të jashtë vendit, me kusht që shuma e këtyre pensioneve të mos kalojë 24,980 dinarë, të llogaritur me kursin e këmbimit të mesëm të BPS më 31 janar 2018, kur një euro arriti vlerën në 118.7428 dinarë.

Kushti tjetër është që pensionistët mos të kenë të ardhura të tjera dhe në 5 vitet e fundit mos të kenë shfrytzuar rehabilitimin falas në banja. Konkuruesit duhet të paraqiten në filialat e vendbanimeve të tyre të Fondit Pensional. Gjithashtu në këtë konkurs të drejtë konkurimi kanë edhe pensionistët e Luginës së Preshevës, kurse konkursi është i hapur deri më 13.04.2018.

Related Articles

Back to top button