Lajme
Kosova duhet ta falënderoj Vuçiqin për Demarkacionin
Analisti politik, Imer Mushkolaj ka theksuar se nëse dikush duhet falënderuarvpër ratifikimin e Demarakcionit, ai është presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiq.
Mushkolaj në një shënim në facebook ka thënë sa pa lejën e Vuçiqt, Adem Hoxha nuk do të votonte.
Shënimi i plotë:
Veç ta bëjmë të qartë: kalimin e demarkacionit e mundësoi Lista Serbe, dmth. Beogradi.
Deputeti goran, Adem Hoxha, votoi me bekimin e Listës Serbe (anëtar i grupit parlamentar të së cilës është) dhe të Aleksandër Vuçiqit.
Po të mos i jepte leje Beogradi, ai kurrë nuk do të votonte. Nëse Kosova duhet me e falënderu dikë, atëherë ai është presidenti i Serbisë.