Lajme
Kujdes në rrugën Raincë – Corroticë, ja çfarë i ka ndodhur një banorit (Foto)

Ngasësit e automjeteve që kalojnë rrugën Raincë – Corroticë dhe anasjelltas, duhet të kenë kujdes, pasi tek çeshmja në dalje të fshatit Corroticë në kthesën e njohur është dëmtuar asfallti dhe mund të ketë rrezik për ndonjë ndeshje mes dy makinave, raporont Presheva.AL
Një aksident i tillë i ka ndodhur një shikuesit të portalit Presheva.AL i cili ka dërguar edhe fotot nga tereni pasi uji kishte mbuluar gropën ai ka dëmtuar rrotën e makinës.
Kjo gropë e rrezikshme është e madhe dhe ndohet në kthesë, duke e rritur rrezikun edhe për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Shpresojmë se do të miren masa nga Komuna e Preshevës që të evitojë këtë pengesë që banorët e fshatrave Corroticë dhe Raincë po e hasin për ditë.