LAJMI I FUNDIT: Haradinaj nesër shkarkon nga detyra Flamur Sefajn dhe Kryeshefin e AKI-së
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për Klan Kosovën ka treguar se nesër do të ekzekutojë shkarkime në qeverinë e tij pas operacionit të sotëm të deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.
Nga burime të sigurta brenda qeverisë, gazetarja jonë Artiana Matoshi e ka kuptuar se nesër do të shkarkohet Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Kryeshefi i AKI-së, Driton Gashi.
Sot gjatë ditës u arrestuan dhe deportuan gjashtë shtetas turq që punonin në kolegjin turk “Mehmet Akif” – shkollë që bën pjesë në rrjetin e shkollave të klerikut turk Fetullah Gulen, i cili nga Turqia konsiderohet si terrorist.
Për arrestimin dhe deportimin me procedurë të përshpejtuar të gjashtë turqve nuk kishin ditur asgjë krerët e shtetit.
Haradinaj, Thaçi e Veseli njoftuan se operacioni ishte i paqartë dhe se asnjë nga ta nuk kishin pasur detaje për aksionin.