Me rastin e shënimit të datës 7 mars Shtëpia e Kulturës ”Abdulla Krashnica” organizon program kulturor-artisktik (Video)
7 marsi simbolizon një datë historike në sferën e arsimit shqip pasi që në këtë datë të vitit 1878 është hapur shkolla e parë shqipe…
Të pranishëm në këtë program ishin mësues, veteran të arsimit, dhe qytetarë të shumtë për të shënuar këtë datë historike.
Programi u hap nga aktori Valon Nuhiu i cili lexoi një historik të themelimit të shkollës së parë shqipe, rëndësinë e mësimdhënësve gjatë etapave të ndryshme historike dhe rolin e tyrë në fushën e arsimit.
Në vazhdim fjala i’u dha drejtorit të Shtëpisë së Kulturës z.Gani Veseli i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit, dhe uroi në veçanti mësuesit dhe veteranët e arsimit për shënimin e datës së 7 marsit.
Pas fjalës përshëndetëse të drejtorit të Shtëpisë së Kulturës fjalën e mori kryetari i Këshillit Kombëtar Shqipëtar z.Shukri Ymeri i cili paraqiti dhe sfidat e arsimit shqip që nga hapja e shkollës së parë shqipe e deri në ditët e sotme.
Për ti shtuar dhe më shumë rëndësinë kësaj dite fjala iu dha dhe veteranëve të arsimit z.Zeqirja Fazliu dhe z.Ismet Bajrami të cilët poashtu treguan për rrethanat në të cilën ndodheshin shqipëtarët para themelimit të shkollës së parë shqipe dhe përpjekjet e atëhershme për ti vënë themelet e arsimit shqip.
Programi ishte i pasuruar me monologje nga aktorët e “Teatrit të Qytetit” të Preshevës, Gjelbrim Emini, Artan Ibishi, Valon Nuhiu dhe Gani Veseli.
Poashtu ishin përgatitur dhe këngë nga Gentian dhe Shkodran Aliu, si dhe u këndua kënga e Poçarit nga Shaban Aliu.
Përmbyllja e programit u bë me valle të përgatitur nga Shoqata Kulturore Artistike “Presheva Jehonë”.