Lajme

Ministria e Ekonomisë së Serbisë vendos, RTV Presheva është pronë e funksionarës së PVD-së, Ardita Saqipi

Aprovimi  i ligjit për informim publik dhe media në Serbi i ka pamundësuar Komunës së Preshevës organizimin dhe udhëheqjen e Radio Televizionit “Presheva” si Ndërmarrje informative publike. Dosja e RTV Presheva është shqyrtuar në gjykatën administrative, njësia Nish; duke sjellur aktvendimin se Ministria e Ekonomisë duhet vendosur për ndarjen e aksioneve-kapitalit mes ish- punëtorëve të N.I.P “Presheva” të bazuar në ligjet përkatëse.

Për herë të parë publikohet dokumentacioni nga Ministria e Ekonomisë ku vërtetohet se aksionet kapitale të RTV Presheva janë pronë e Ardita Saqipit, gazetare në RTP si dhe funksionare dhe aktiviste e Partisë për Veprim Demokratik (PVD).

Odisea e RTV Presheva me këtë aktvendim të Ministrisë përfundon si kompani private e Ardita Saqipit.

Related Articles

Back to top button