Partnerët e Shqipërisë janë të shqetësuar, e pamundur që forca të huaja të financojnë PD-në dhe kryetari i partisë të mos dijë gjë
Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me dokumentet e publikuara nga revista amerikane “Mother Jones, e cila tregon se kompania Biniata Trade me lidhje ruse, ka paguar lobistin që punonte për Partinë Demokratike.
“Partnerët e Shqipërisë janë të shqetësuar, se duan të dinë të vërtetën. Jemi para një situate kur kemi përpara një grumbull materialesh tejet shqetësuese lidhur me mënyrën si financohet PD.
Ne nuk ngremë akuzë të drejtpërdrejtë për financim të drejtpërdrejtë nga Kremlini me synim destabilizimin apo futjen e nje molle sherri mes Lindjes dhe Perendimit, por duhet ta përjashtojmë mundësinë që kjo të ketë ndodhur.
Të ngresh një akuzë do të thotë të jesh i bindur 100%, ne nuk ngremë akuzë se na duhet të bindemi a është 100% e vërtetë. Kjo s’mund të jetë ishte apo s’ishte, në kufirin tonë verior ka ndodhur kjo, e ndodhi gati hataja. Duam që kjo të shkojë deri në fund. E pastaj pavarësisht ka Kremlin apo s’ka Kremlin, ky është një krim financiar.
Ajo cka ne kemi thënë e do vazhdojmë ta përsërisim pa pushim është që na duhet medoemos të dimë të vërtetën për një histori që ne nuk themi që ka dorë Kremlini, por duam të dimë nëse ka apo jo dorë Kremlini….është një sallatë ruse në kuptimin e vërtetë jo se ka rusë me xhepa të thellë të përfshirë që nuk kuptohet pse kanë paguar një operacion financiar për PD dhe Bashën, por edhe se ka shkelje në raport me legjislacionin shqiptar.
E pakuptueshme se si PD të mos jetë në gjendje që edhe formalisht te jape pergjigje qe janë në përputhje me ligjin.
S’kam asnjë arsye të mendoj se duhet të tërheqim vëmendjen nga një sukses i madh i operacioneve shqiptare ligjzbatuese sic është kapja e një sasie të madhe kokaine.
Ajo që i kërkohet PD dhe kryetarit të saj të shpjegojë faktet kokëforta në letrat që këndojnë vetë dhe të shpjegojë si një parti shqiptare të financiohet nga burime të huaja, është e ndaluar. Si ka mundësi një parti politike shqiptare të financohet nga biznesmenë me kombësi ruse apo të tjera, e këto financime të fshihen.
Si ka mundësi që një kontratë lobimi të financohet nga burime të paidentifikuara që vetë i financuari, përmes gojës së kryetarit të partisë thotë se nuk di gjë. Kjo është një situatë skandaloze”, tha Rama për emisionin “Studio e Hapur”.