Lajme
Pranvera në Preshevë vjen me borë

Pas një jave me mot kryesisht të butë dhe pranveror, mëngjesi i sotëm ka sjellë edhe reshje të borës në Preshevë.
Gjatë ditës së sotme, temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në -3 gradë.
Në Preshevë sipas parashikimeve, reshje pritet të ketë sot e nesër.
Madje, sipas parashikimeve meteorologjike, trashësia e borës mund të shkojë deri në 60 centimetra.
Rrugët do të jenë të rrëshqitshme, andaj keni kujdes në qarkullim sonte dhe nesër.