Lajme

Preshevari Arben Ajredini zuri vendin e parë në matematikë në Vranjë

Nxënësi preshevarë Arben Ajredini zuri vendin e parë në garat regjionale për shkollat e mesme nga lënda e matematikës të organizuara në Vranjë.

Përkundër konkurrencës mjaftë të madhe që ishte nga të gjitha shkollat e Republikës së Serbisë, Arbeni u radhit i pari në listë duke grumbulluar më së shumti pikë.

Për ti dhën mbështetje morale, Arbenin e kishte ftuar i pari i Komunës z.Shqiprim Arifi i cili i ofroi mbështetje në çdo aspekt që Arbeni të përfaqësojë Preshevën edhe nëpër gara të tjera.

Arbeni është nxënës i gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë në vitin e parë.

Related Articles

Back to top button