Lajme
Prorektorja e UP shkarkohet pasi u tha studenteve kujdes me veshjen
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka vendosur me shumicë votash shkarkimin e prorektores së UP-së, Teuta Pustina-Krasniqi. Ky veprim vie pas debatit lidhur me çështjen e ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës.
Prof. ass. dr. Teuta Pustina-Krasniqi, në një fjalim të mbajtur, kishte thënë se asgjë nuk e arsyeton ngacmimin seksual, por u kishte tërhequr vërejtjen studenteve që të kenë kujdes me veshjen e tyre, duke qenë se janë në studime, dhe jo në ambient argëtues.
Këto deklarata të saj sado që ishin të arsyeshme kishin “pickuar” qarqet ultraliberale në vend, gjë që qoi ne presion për shkarkimin e zonjës Pustina-Krasniqi.