Lajme

Protesta në Rrugën e Kombit, qytetarët u vendosin zjarrin sporteleve (VIDEO)

Ka degjeneruar në përplasje dhe përleshje me policinë protesta e qytetarëve në Kukës kundër taksës në Rrugën e Kombit. Protesta ka nisur në orën 11:00 në afërsi të sporteleve ku do të paguhet taksa për të kaluar në Rrugën e Kombit, ndërsa qytetarët kanë bllokuar qarkullimin duke u përplasur me policinë.

Disa nga protestuesit akuzojnë policinë se i ka dhunuar duke i goditur me shkopinj gome. Organizatorët më parë kanë bërë thirrje për një tubim paqësor, por qytetarët kanë deklaruar se u dhunuan nga policia, ndërsa më pas situata precipitoi duke sjellë reagimin e protestuesve me gurë.

Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të sporteleve duke thyer xhamat, ndërsa policia i ka penguar duke u përplasur. Protestuesit pas shkatërrimit të sporteleve me gurë dhe sende të forta u kanë vendosur zjarrin sporteleve që janë ngritur nga kompania dhe ku është parashikuar që të paguhet taksa.

https://youtu.be/nZgqs1VwJd8

Situata për disa momente ka dalë jashtë kontrollit. Organizatorët kanë marrë leje dy orë për të zhvilluar protestën, por deklarojnë se nuk do të largohen nga rruga derisa të anulohet vendimi për të paguar taksën. Në zonën ku po zhvillohet protesta është bllokuar interneti.

Në protestë ndodhen Këshilltarët e Bashkisë nga të gjitha partitë politike, shoqata “Biznesi për Biznesin”, banorët e Kukësit dhe pushteti vendor. Në Kukës ndodhen forca shumta të policisë nga Shkodra, Lezha dhe Tirana, pasi numri i protestuesve është i lartë. Protestuesit kërkojnë heqjen e taksës në Rrugën e Kombit, ndërsa të pranishëm ndodhen edhe qytetrët nga Kosova.

TAKSA E “RRUGËS SË KOMBIT”
Klasa 1/ Motorët – 2.5 Euro
Klasa 2/ Veturat – 5 Euro
Klasa 3/ Autobus & kamionçina – 11.2 Euro
Klasa 4/ Kamion i mesëm – 16.2 Euro
Klasa 5/ Kamion i rëndë – 22.5 Euro

Related Articles

Back to top button