Lajme
Rama: saldatorë turq në ndërtimin e stadiumit të ri, ata shqiptarë duan punë në shtet

Duke folur mbi politikat e punësimit, kryeministri Edi Rama denoncoi mendësinë dominante të të kërkuarit punë me patjetër në shtet. Sipas tij, kërkohet punë duke mos patur asnjë zanat.
“Kompania që ndërton stadium e ri ka marrë saldatorë turq sepse në Shqipëri nuk ka saldatorë. Ose ata që janë saldatorë kërkojnë punë në shtet”, tha Rama. Deklarimet e tij u bënë dhe gjatë përurimit të shkollës profesionale në Vlorë.
Rama tha se është një shenjë e mirë që po shtohet interesi i prindërve për t’i future fëmijët në këtë shkollë.