Sevdai Radogoshi për herë të parë mbanë shfaqëje humori në Bujanoc
Shtëpia e Kulturës në Bujanoc ishte arena e cila bashkoj me qindra Shqiptarë të cilët erdhën për të parë shfaqëjen e realizuar nga humoristi i mirnjohur në trevat Shqiptare, Sevdai Radogoshi i shoqëruar edhe nga djali i tij Bim Radogoshi.
Sevdai Radogoshi i shoqëruar nga biznesmenët e mirnjohur Lulzim Maliçi dhe Ilir Sinani, fillimisht bën homazhe tek varri i ish kryetarit të kuvendit Jonuz Musliu, dhe më pasë takuan kryetarin e komunës së Bujanocit, ku edhe u njoftuan me zhvillimine kulturës në Bujanoc ku prezent ishte edhe drejtori i Shtëpis së kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili i cili edhe ka aktivizuar me aktivitete të shumta Shtëpin e kulturës në Bujanoc gjat mandatit të tij qeverisës i cili po vazhdon edhe më tutje me qeverisjen e suksesëshme të Shtëpis së kuluturës në Bujanoc.
Sevdai Radogoshi bashk me djalin e tij Bim Radogoshi, dhan shfaqëjen humoristike në Bujanoc ku dhuroj shum të qeshura publikut Shqiptar në komunën e Bujanocit, humoristi Sevdai Radogoshi njoftoj se është hera e dytë në komunën e Bujanocit që ka dhën shfaqëje humoristike, hera e parë ishte në skeqet e vjetëra gjat viteve të 90 në fshatin Tërnoc, ndërsa hera e dytë është që po vije në komunën e Bujanocit ndërsa hera e parë në qytetin e Bujanocit i cili edhe u shpreh i lumtur me prezencën e madhe të publikut në shtëpin e kulturës.
Drejtori i Shtëpis së kulturës ka njoftuar se pas punimeve të fundit që jan bër në sallën e vogël e cila tani më mund të quhet një sallë moderne e cila i plotëson të gjitha kushtet për qdo aktivitet kulturor, dot vazhdojn me punë të mëdha të cilat i presin gjatë sezonës së verës ku edhe do të jetë java kulturore në komunën e Bujanocit gjat sezonës verore, andaj nuk do të jetë kjo shfaqëja e fundit shpresojm që me ndihmën nga buxheti i komunës së Bujanocit dot të argëtojm edhe herave tjera qytetarët tan të Bujanocit, ka thën ndër tjerash drejtori i shtëpis së kulturës, Jetmir Ismaili për BujanociNet