Lajme

Zyrtarisht Turqia po përjeton një bum ekonomik, ia kalon dhe Kinës

Sipas shifrave zyrtare ekonomia turke u rrit vitin e kaluar më shpejt se ajo kineze – pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme dhe problemeve të shumta. Por ka dyshime për statistikat.

Ekonomia turke u rrit në vitin 2017 me 7.4 për qind nga një vit më parë, njoftoi së fundimi (29.03) Enti turk i Statistikave në Ankara. Një vit më parë rritja ekonomike ishte 3.2 për qind dhe kjo qe si rezultat i përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në korrik 2016.Pra tani Turqia raporton për rritje ekonomike që i tejkalon edhe kinezët. Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, pati vitin e kaluar sipas shifrave zyrtare një rritje prej 6.9 për qind në krahasim me një vit më parë.

Magjia statistikore
Turqia ka arritur një rritje të fortë ekonomike megjithë tensionet e mëdha politike me partnerët kryesorë tregtarë si Gjermania dhe pavarësisht rënies së të ardhurave nga turizmi. Gjendja e jashtëzakonshme e cila po vazhdon që pas përpjekjes së grushtit të shtetit i pengon gjithashtu shumë investitorë.

Magjia statistikore
Turqia ka arritur një rritje të fortë ekonomike megjithë tensionet e mëdha politike me partnerët kryesorë tregtarë si Gjermania dhe pavarësisht rënies së të ardhurave nga turizmi. Gjendja e jashtëzakonshme e cila po vazhdon që pas përpjekjes së grushtit të shtetit i pengon gjithashtu shumë investitorë.

Po ashtu Turiqa vuan edhe nga inflacioni i lartë dhe nivel papunësie prej më shumë se dhjetë për qind. Po ashtu edhe kursi i këmbimit të monedhës së monedhës vendase lirës është në rënie.

Dyshime me vend
Zhvlerësimi i monedhës i bën eksportet turke më tërheqëse, por i bën importet më të shtrenjta. Për të ringjallur ekonominë qeveria turke po investon shumë në projekte shtetërore ndërtimi. Borxhi i jashtëm i shtetit ka aritur së fundmi në nivelin më të lartë të 15 vjetëve.

Shumë ekonomistë, përfshirë edhe ata turq, dyshojnë që statistikat zyrtare pasqyrojnë gjendjen e vërtetë të ekonomisë turke./dw/

Related Articles

Back to top button