Daçiç: Edhe ne duam të fitojmë diçka nga marrëveshja përfundimtare me Kosovën
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se marrëveshja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është nënshkruar pesë vjet më parë.
Ai ka theksuar se ky dokument është nënshkruar nga Catherine Ashton dhe Hashim Thaçi.
“Përfaqësuesit e BE-së janë të shurdhër kur është fjala për Prishtinën. Unë nuk e di nëse kjo është një sëmundje e pashërueshme. Kur ka diçka që duhet thënë për Prishtinën heshtet por kur është fjala për Serbinë ka gjithmonë një gatishmëri për t’u marrë me të”, është shprehur Daçiq.
Daçiq ka thënë se ‘Serbia nuk është një nxënës për t’u goditur’. “Mos e goditni dinjitetin tonë”, ka deklaruar ai duke shtuar se Serbia po e siguron një dorë, mirëpo ka nevojë për dy.
Sipas tij, zgjidhja e përhershme e çështjes së Kosovës është një kombinim ‘win-win’ (fitore-fitore) për Beogradin, Prishtinën dhe Bashkimin Evropian.
Në konferencën ‘Perspektiva të reja për Ballkanin Perëndimor’ të organizuar nga Qendra për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri, Daçiq ka thënë se Kosova është një problem shekullor dhe nuk mund të zgjidhet me një marrëveshje.
Daçiq ka shtuar se kur ka kërkuar nga Komisoneri Evropian, Johannes Hahn të dijë se çfarë ka do të jetë marrëveshja e obligueshme ligjerisht me Kosovën, ai është përgjigjur se nuk e di.
“Përgjigja e Hahn është se marrëveshje duhet të përmbajë atë që pajtohen dyja palët. Ne duam një marrëvshje, por nuk do të thotë se jemi dakord me parimin se çdo gjë është zgjidhur. Ne duam të jemi aktiv”, ka përsëritur Daçiq.
Sipas tij, Serbia nuk dëshiron që BE të bie duke shtuar se duhet të merren parasysh se çfarë vendime janë marrë në Bashkimin Evropian pasi sipas tij për 20 ose 50 vjet BE ose OKB mund të zhduken.
Tutje me sarkazëm ai ka thënë se ‘BE do të shpërthejë para se të hyjnë vendet e Ballkanit Perëndimor’.
I pyetur nga organizatorët se cila është e vërteta rreth Kosovës pasi ka deklarata të ndryshme, ai ka theksuar se gjithçka që e ka thënë ai është e vërteta. “Janë çështje diplomatike, dhe kjo është e vërteta”./e.e