KUJDES: Ligji hyn në fuqi, ja ndryshimet e denimeve në komunikacion
Shoferët e papërgjegjshëm nga data 03 prill do të përballen me denime të mëdha nëse vozitin të dehur, tejkalojnë shpejtësinë, telefonojnë duke vozitë, nuk përdorin rripin e sigurisë dhe auto ulësen për fëmijë.
Presheva.com ju sjell ndyshimet më të rëndësishme që ka pësuar ligji për siguri në trafik i miratur nga parlamenti i Serbisë me 22 mars.
Burg për vozitje të dhunshme
Nëse kaloni dy herë në të kuqe brenda 10 minutave dhe tejkaloni kolonën e veturave në vij të plotë, tani si vozitje e dhunshme konsiderohet edhe tejkalimi i shpejtësisë në vendbanime më shumë se 90 km/h, jashtë vendbanimeve me 100 km/h, vozitje me veturë i dehur me më shumë se 2 promila alkool në gjak.
Për këto kundërvajtje ekziston vetëm burgu prej 30 deri 60 ditë, 15 pikë dhe 9 muaj ndalesë vozitje.
Tejkalimi i shpejtësisë në vende të banuara
1-10 km/h denoheni me 3000 dinarë
11-20 km/h denoheni me 5000 dinarë
21-30 km/h denoheni me 10.000 dinarë, 4 pikë negative dhe ndalesë vozitje 1-12 muaj
31 – 50 km/h denoheni me 10-20.000 dinarë, 4 pikë negative dhe ndalese 1-12 muaj
51-70 km/h 20-40.000 dinarë, burg 1-30 ditë, 7 pikë negative dhe ndalesë 4-12 muaj
71-90 100-120.000 dinarë, burgh 15-60 ditë, 14 pikë negative, ndalesë 8-12 muaj
91 km/h e më shumë, 30-60 ditë burg, 15 pikë negative, 9-12 muaj ndalesë
Tejkalimi i shpejtësisë jasht vendbanimeve
1-10 km/h denoheni me 3000 dinarë
11-20 km/h denoheni me 3000 dinarë
21-30 km/h denoheni me 5000 dinarë
31-40 km/h 10.000 dinarë
41-60 km/h 10-20.000 dinarë, 3 pikë negative, 1-12 muaj ndalesë
61-80 km/h 20-40.000 dinarë, 1-30 ditë burg, 6 pikë negative, 3-12 muaj ndalesë
81-100 km/h 100-120.000 dinarë, 15-60 ditë burg, 14 pikë ndalesë, 8-12 muaj ndalesë
101 e më shumë, 30-60 ditë burg, 15 pikë negative, 9-12 muaj ndalesë
Denimet për alkool
deri 0.2 promila denoheni me 10.000 dinarë
0.21-0.5 promila denohemio me 10.000 dinarë
0.51-0.8 denoheni me 10.000 – 20.000 dinarë, 6 pikë negative, 3-12 muaj ndalesë
0.81-1.2 denoheni me 20.000-40.000 dinarë, 1-30 ditë burg, 8 pikë negative, 4-12 muaj ndalesë
1.21-1-6 denoheni me 100.000-120.000 dinarë, 15-60 ditë burg, 9 pikë negative, 8-12 muaj ndalesë
mbi 2 promila, 30-60 ditë burg, 15 pikë negative, 9-12 muaj ndalesë
Vozitja e fëmijës pa karrige speciale – 1000 euro
Njërsa ndër denimet më të mëdha është ajo për prindërit që vozitin fëmiun me lartësi nën 135 cm pa karrigë speciale në veturë. Ky denim tani është 120.000 dinarë apo 1000 euro, 14 pikë dhe ndalesë prej 8 muaj vozitje.
Denime të dyfishuara për telefonim, rrip të sigurisë
Janë dyfishuar denimet për telefonim gjatë vozitjes, nëse nuk vendosni rripin e sigurisë dhe nuk vendosni kokoren gjatë vozitjes së motocikletës. Tani këta vozitës do të denohen me 10000 dinarë në vend të 5000 sa ka qenë deri tani.
Vozitësit provë më së paku 2 vite
Paten shoferi provë do të zgjasë më së paku 2 vite ose si mos ti mbush shoferi 21 vjet që kanë përfunduar testin deri 19 vjeçar. Më të rinj se 18 vjet duhet të vozitin në prani të atyre që kanë patent më së paku 5 vite. Shpejtësinë e kanë të kufizuar deri 110 në autostradë.
Nuk e kanë të lejuar të vozitin vetura më të forta se 108 kuajfuqi pasi do të denohen me 20.000 deri 40.000 dinarë ose 30 ditë burg. Nuk i lejohet vozitja nga ora 23 deri ora 6 e mëngjesit dhe në veturë më shumë se 3 persona.
Lejohet tejkalimi i traktorëve në vij të plotë
Lejojhet tejkalimi i traktorëve, motokultivatorëve, makinave punuse apo bicikletave në vij të plotë nëse nuk rrezikon komunikacionin.
Vozitja në korsinë për ndalesë denim 20.000 deri 40.000 dinarë
Regjistrimi i motocikletave mund të bëhet më së paku për nju muaj, e jo minimum për një vjet sa ka qenë deri tani.