Lajme

Letër e hapur: Pas 13 vitesh valon një flamur tek varri i Dashnim Hajrullahut në Rahovicë!

Mbi varrin e Dashnim Hajrullahut në Rahovicë të Preshevës pas 13 vitesh valon një flamur kuq e zi, i cili ishte i munguar. Mbi varrin e Dashnimit është dashur që 13 vite të valoj një flamur, dhe jo të mbetet në mëshirën e kohës. Gjaku i Dashnimit, edhe pse i harruar në kujtesën e kohës dhe në papërgjegjësin e klasës politike dhe të mentalitetit tonë shoqëror të kufizuar, është një yll i pashuar dhe rreze dielli që shëndrit çdo ditë mbi Kosovën Lindore.

Ylli i Kosovës Lindore që po shëndriste në agun e mëngjesit, duke dashur që ti thente këta kufij artificial që na janë imponuar padrejtësisht gjatë historisë, me fëmirin e përvuajtur nën robëri e okupim që pluhuri i robërisë dhe jeta migjeniane e bëri fëmiu i sakrificave, mbeti aty tek ai gurë kufiri ku jetimi po priste një nënë. Në këtë kufi ku ndahet Shqipëria nga Shqipëria, padrejtësisht.

Dashnimi i takon gjeneratës së fëmijve që po rriteshin nën okupim edhe në shekullin XXI, por edhe sot e kësaj dite me qindra Dashnima të Kosovës Lindore po rriten në të njejtën gjendje, pa Abetaren, pa Lirin, pa shumë çka që një fëmijë meriton ti ketë.

Sot duhej që emri i Dashnimt të bartëte së paku ndonjë shkoll në Kosovë Lindore, ndonjë rrugë dhe veçanërisht rruga Miratoc-Preshevë duhej pagëzuar me emrin e tij pasi që është më meritori me gjakun e tij, ti tregoj brezave të ardhshëm se aty ra jetimi i Kosovës Lindore. Duhet ngritur përmendore në qytetin e Preshevës dhe pse jo emërtuar ndonjë institucion lokal me emrin e tij.

Vurja e flamurit tek varri i Dashnimit pas sa viteve bën që edhe për vetë Dashnimin eshtrat e tij, të prehen në paqe.
“Malli po e copton gurin çohu Dashnim sot puthe flamuri”!

Me respekt familja hajrullahu

Related Articles

Back to top button