Lajme

Maturantet e medresesë “Gazi Isa-beg”, dega në Preshevë po qëndrojnë në vizitë në Turqi (Video)

Janë gjenerata e parë e maturantëve që dalin nga medreseja e Novi Pazarit “Gazi Isa-beg” dega në Preshevë, e si shpërblim për këto maturante këshilli i medresesë i shpërblen me një vizit në Turqi.

Udhëtimi për vizit në Turqi bëhet me autobus ku në këtë shëtitje ka nxënës,mësimdhënës dhe kujdestarë.

Sekretari i medresesë Bejtulla Veseli e gjithashtu edhe njëri ndër organizatorët e këtij udhëtimi në prononcimin e dhënë për Rtv Aldi tha janë gjenerata e parë e medreses dhe janë të gjitha vajza e si shpërblim për motrat tona kemi shtatë ditë udhëtim në vende të ndryshme nëpër Turqi ku këtë udhëtim na kanë siguruar vëllezërit tanë që jetojnë atje.

Abdulla Abdiu kujdestarë i klasës ka marrë mbi supe përkujdesin e 18 vajzave gjatë qëndrimit në Turqi ku siç tha edhe vetë ai shtatë ditë janë shumë pak për të vizituar një shtet aq të madh siç është Turqia por do të mundohemi në këto dita të vizitojmë vendet më të mira e më të njohura për ne.

Nxënëset e medresesë janë jashtë zakonishtë të kënaqura me vizitën që do të bëjnë në Turqi e një faleminderim i madhë nga këto nxënëse shkonë për organizatorët e këtij udhëtimi.

Shpresojmë të arrijmë e ti gëzojmë të gjithë maturantët që do të dalin nga kjo shkollë e medreses me udhëtime të tilla tha organizatori i këtij udhëtimi Bejtulla Veseli.

Related Articles

Back to top button