Lajme

Nagip Arifi rrëfen për “punët e fëlliqta”, kështu u takua fshehtas Riza Halimi dhe Ragmi Mustafa në Novobërdë (Video)

Gjatë fushatës parazgjedhore në vitin e kaluar në Komunën e Preshevës është vërejtur një bashkëpunim në mes PVD-së së Riza Halimit si dhe PDSH-së së Ragmi Mustafës. Temat elektorale, akuzat ndaj Alternativës për Ndryshim si dhe takimet informale të PDSH-së dhe PVD-së kanë shfaqur një afërsi në mes dy subjekteve, pasi një kohë të gjatë ishin kundërshtarë të rreptë në arenën politike në Komunën e Preshevës.

Në konferencën për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike në Bujanoc Nagip Arifi për herë të parë për opinionin e gjërë ka njoftuar se dikur në maj të vitit të kaluar kryetari i PVD-së Riza Halimi si dhe kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa janë takuar në Novobërdë, po të njejtën kohë kur ai është takuar me kryetarin e PVD-së, dega në Bujanoc Shaip Kamberi. Informatat e kryetarit të PD-së, Nagip Arifi për takimin Halimi-Mustafa në Novobërdë kanë hedhur një perspektivë të ndryshme për akuzat e PVD-së ndaj APN-së si fajtore për prishjen e koalicionit në krye me Ardita Sinanin. Meqë në muajin e theksuar nga kryetari i PD-së Nagip Arifi, pushteti i PVD-së edhe pse janë shfaqur problemet e para gjatë funksionimit, Kuvendi komunal kishte kourimin e duhur dhe ishte funksionale.

Kryetari i PD-së Arifi i vlerësuar këto aktivitete të PVD-së si “punë të fëlliqta”. Riza Halimi, kryetar i PVD-së që nga themelimim 28 vite me rradhë, ka larguar partnerin qeverisës APN në mars të vitit 2017 për të themeluar një qeverisje të re të udhëhequr nga Ardita Sinani. PVD në zgjedhjet e parakohëshme të dhjetorit 2017 ka pasur një humbje drastike të elektoralit, ku ka mbetur vetëm me 6 këshilltarë në Kuvendin Komunal, ndërkaq PDSH është rradhitur si partia e dytë me 11 këshilltarë.

Related Articles

Back to top button