Lajme

Nëntë ushtarë të UÇK-së që Kosova ia dorëzoi Gruevskit (Emrat)

Nuk është hera e parë që shteti i Kosovës i dorëzon një shteti tjetër personat e kërkuar si “terroristë”.

Përveç 6 shtetasve turq Kosova pas përfundimit të luftës në Maqedoni, këtij shteti i ka dorëzuar 8 ish-ushtarë të UÇK-së të cilët janë dënuar me shumë vjet burg e 2 prej tyre me burg të përjetshëm.

Por, për dallim nga arrestimi i tyre për të cilët nuk pati asnjë reagim të vetëm, për arrestimin e gylenistëve u bë bujë e madhe. Madje disa “vajtuan”, e disa të tjerë shprehen “dashuri të madhe për turqit”.

E gjithë kjo situatë si duket u bë jo pse ata janë turq, por për shkak se janë gylenista dhe janë të përfshirë direkt apo indirekt në biznese të ndërsjella.

Nëntë ushtarë të UÇK-së Kosova i ka dorëzuar ish-kryeministrit Gruevski të Maqedonisë ishin:

1. Komandant Harun Aliu që më vonë u vra
2. Shukri Aliu – 4 vite burg
3. Lirim Jakupi – “Nacisti” 6 vite burg
4. Komandant – “Qakalla” 16 vite burg
5. Metin Islami – Burg të përjetshem
6. Almir Drpljani – Burg të përjetshëm
7. “Fata” nga Hani Elezit – 19 vite burg
8. Xhemaj Hyseni, Komandant.
Xhimi Shija me 15 vite burg.
9.Zaim Alili- 20 vite burg

Related Articles

Back to top button