Lajme

Nxënësit e Sh.F. ”Prof. Ibrahim Kelmendi ” mbajnë piknik në natyrë (Video)

Pikniku organizohet dy herë në vitë dhe ka për qëllim që nxënësit të argëtohen duke…

Si zakonisht institucionet arsimore të ciklit të ulët dhe të mesëm brenda planprogramit mësimor organizojnë piknikun i cili është i përcaktuar të mbahet dy herë brenda vitit, në fillim dhe në fund të vitit shkollor.

Me këtë rast ne vizituam nxënësit dhe pamë se si është duke u zhvilluar dhe se a ka pasur ndonjë incident gjatë kësaj dite.

Profesori i shkollës fillore ”Prof. Ibrahim Kelmendi” Eroll Sejdiu tha që pikniku ka për qëllim rekreacionin e nxënësve, relaksimin dhe kalimin e një kohe në natyrë, si dhe që i kanë nxënësit nën vëzhgim gjatë gjithë kohës.

Nxënësja e klasës së tetë Anesa Jakupi tha që nxënësit janë duke kaluar shumë mirë dhe po argëtohen nën shoqërinë e njëri tjetrit, me profesorët, drejtorinë e shkollës si dhe nxënësit e tjerë poashtu dhe nxënësi Bardhyl Osmani tha që shkolla ka organizuar turnir për të ndihmuar maturantët me aftësi të kufizuara.

Organizimi i piknikut ka për qëllim që nxënësit të argëtohen dhe mbahet dy herë në vitë dhe siç është paraparë ky piknik ka përfunduar pa probleme apo incidente në mesin e nxënësve.

Related Articles

Back to top button