Lajme

Pse vëllezërit kosovarë nuk protestuan kur Luginasit nga Kosova Lindore paguanin 20 € për të hyrë në Kosovë?

Sot në vend pagesën e rrugës në Shqipëri disa qindra protestues, kryesisht nga Kosova protestuan dhe djegën sportelet e pagesës në “Rrugën e kombit”. Paraprakisht media dhe shoqëria civile nga Kosova kishin ngritur në qiell zërin e protestës ndaj çmimit prej 5 euro që është vendosur nga “Qeveria Rama”.
Gëzon fakti që sektori civil në Kosovë është mjaft i organizuar dhe që di të ngrit zërin kur mendon se duhet protestuar, por po këto media dhe po kjo shoqëri civile nga Kosova nuk na kujtohet që kishte ngritur zërin e protestës ndaj “haraçit” që shqiptarët e Kosovës Lindore, kohë më parë detyroheshin të paguanin në hyrje në Republikën e Kosovës. Nëse sot vëllezërve tanë kosovarë (ndoshta) me të drejtë u duket i lartë çmimi i pagesës në “Rrugën e kombit” pasi që, siç thonë protestuesit, kjo rrugë qarkullohet shpesh nga kosovarët dhe njëkohësisht atakohet me kartën e patriotizmit se “nuk i vehet taksë vllezërve shqiptarë nga Kosova” (edhe pse nuk ka vend ku autostrada nuk paguhet), situatë shumë më absurde ishte kur Luginasve nga Kosova Lindore ju patë vënë taksë nga Kosova. Nëse ju paguani në Shqipëri 5 euro pse shfrytzoni autostradën… ne nga Kosova Lindore paguanim së paku 4 herë më shumë vetëm për të hyrë në Kosovë… edhe pse me Kosovën Lindore ende nuk keni autostradë!
E nëse ju qarkulloni shpesh për në Shqipëri?! Ne (thuajse) të vetmin destinacion të mundshëm për të qarkulluar e kemi Kosovën dhe ne ju vizitojm shumëfish më tepër juve se sa ju Shqipërinë.
Po ankoheni se si me ju vendos pagesë vëllau vëllaut, por a nuk ishim edhe ne vllezërit tuaj kur ju paguanim 20 euro për një hyerje në Kosovë?
Ne nuk erdhëm të ju kallim as vend pagesat e as s’ju bëm ankesa popullore… e askujt nga ju kurr s’ju bë vonë as s’ju ndie zëri as institucionalisht e as privatishtë, heshtët si laviret bordeleze, kthjeshit prapanicat e merrshit eurot.

Ne paguam sepse ishim shumë më shumë të ndërgjegjshëm se ju.

Related Articles

Back to top button