Lajme
Shkarkohet drejtori i shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë prof Islam Isufi
Me një vendim të ministrisë së arsimit, të nënshkruar nga sekretari shtetërorë të kësaj ministrie prof dr Vladimir Popoviq, është shkarkuar drejtori i shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë prof Islam Isufi.
Këshilli shkollës e kishte zgjedhë drejtor Islam Isufin me datë 20.04.2015. Sipas këtij vendimi, inspektorati i arsimit me datë 18.12.2017 e kishte detyruar drejtorin e kësaj shkolle të bëj reorganizimin e ri me tepricat teknologjike e jo të angazhoj puntorë të rinj në shkollë.
Në procesin e kontrollimit nga ana e inspektorëve është konstatuar se drejtoria nuk ka ndërrmarë plotësisht masat e duhura dhe kështu ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kërkesat e Inspektoriatit që ka rezultuar në shkarkim.