Lajme

Sondazhi i realizuar me të rinjtë serb befason edhe Beogradin

Të rinj dhe të arsimuar, por me sa duket me orën e vjetër. Kështu përshkruhen bindjet e mijëra serbëve të rinj që morën pjesë në një sondazh i cili kishte të bëjë me pritshmëritë e të rinjve për Kosovën.

Nëse do të ishte e mundur zgjedhja mes “pranimit të pavarësisë së Kosovës si kusht për anëtarësimin në BE” 81% e të anketuarve në një sondazh thanë se nuk do të kishin pranuar.

11 për qind do të “pranonin ofertën”, sipas rezultateve nga sondazhi i realizuar nga Instituti për Çështjet Evropiane dhe Ninamedia.

Sipas sondazhit, një ndarje e mundshme e Kosovës mbështetet nga një e treta e qytetarëve, ndërsa gjysma e kundërshtojnë idenë, por shumica nuk e pranojnë Kosovën si të pavarur, edhe nëse kjo e përshpejton integrimin e Serbisë në BE.

Vetëm 3.4 për qind thanë se ndoqën me vëmendje dialogun e brendshëm për Kosovën, ndërsa një e katërta e të anketuarve besojnë se kjo apo një tjetër qeveri do ta njohë Kosovën.

45 për qind mendojnë se Kosova nuk është e humbur për Serbinë, ndërsa 43 për qind mendojnë se është – grupi i fundit përfshin më shumë të rinj dhe të arsimuar mirë.

Sondazhi, i kryer nga datat 16-20 mars, përfshijnë një mostër përfaqësuese prej 1,203 të anketuarish.

Related Articles

Back to top button