Universiteti Internacional i Novi Pazarit dega në Preshevë
NJË DITË, ME NJË KUJTIM TË PËRJETSHËM PËR JETËN STUDENTORE…
NJË EKSKURZION VETËM ME NJË EURO…!
29 prilli ishte një ditë e mrekullueshme për studentët e Uniuversitetit Internacional të Novi Pazarit- dega në Preshevë, me organizimin e një ekskurzioni shkencor e zbavitës në qytetin e Shkupit.
Nisja u bë në mëngjes nga ambientet e Universitetit, edhe për kundër numrit të paraqiturve në ditën e nisjes, ju bashkangjiten edhe studentë të tjerë me makinat e tyre, për ta kaluar një ditë të këndëshme, e cila do të mbetet tërë jetën në kujtesë studentore.
Nisja u bë në një atmosferë teje të gëzuar, muzika e mirë dhe shakatë, të cilat nuk mungojnë kurrë në udhëtime të tilla, ishin bashkëshoqëruese gjatë tërë kohës.
Ndalesa e parë në qytetin e Shkupit ishte në Kopshtin Zoologjik, ku studentët mësuan për kafshët e ndryshme dhe për vendet të botës ku ato jetojnë. Dreka u shijua kompleksin City Mall, një kompleks gjigant, i cili ndodhej në mesin e këtij qyteti, ku në largim nga kjo qendër, të gjithë studentët shkrepën një foto e cila do të mbetet në kujtësë, jo vetëm për ta, por ndër gjenerata, si gjeneratë e parë e këtij institucioni. Por emocionet më të mëdha, studentët i përjetuan në vazhdim të ekskursionit, tek Kanioni “Matka” e cila konsiderohet si Perla e Shkupit me madhështinë dhe lashtësinë e saj, simbol i qëndresës së këtij qyteti.
Bukuria e saj natyrore, lanë të mahnitur studentët, ku përpos studentëve tanë kishe edhe shumë vizitorë nga e gjithë bota. Në hyrje të këtij liqeni, e cila interpreton shumë bukur dhe përjetëson edhe legjendën e Kalasë shekullore të qytetit të Shkupit, u fiksuan në fotot e shkrepura dhe pozat e shumta.
Më pas rrugëtimi vazhdoi për në qendrën e Shkupit, duke përjetuar edhe bukuritë e qendrës së këtij kryeqyteti, e cila po këtë diele ishte i qetë e pa shumë zhurmë.
Të gjithë studentët kishin kaluar një ditë të lodhshme dhe duke u grumbulluar për të kthyer në shtëpitë e tyre në Luginë, por, të mbushur me momente të gëzueshme e falemenderuese për stafin menaxhues të Universitetit, e pse jo, me dëshirën për t’u rikthyer sërish po në këto vende të shumta tërheqëse me studentët e ardhëshëm që do të na bashkangjiten.