VIDEO/ Koloneli i njohur flet për “ushtrinë sekrete” të Putinit në Mitrovicë, mund të hyjnë edhe në Tiranë…
Koloneli i njohur shqiptar dhe ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, në studion e “360 Gradë” me Artur Zhejin në Ora News, foli për “ushtrinë sekrete” të presidenti rus Vladimir Putin, sipas të cilit disa prej tyre veprojnë edhe në verit të Kosovës.
“Vagner Grup është një forcë prej rreth 5-6 mijë ushtarë, por që analistët perëndimorë e konsiderojnë si ushtria sekrete e Putinit. Formacion elitë por që ka pasur humbje të mëdha në Siri” shprehet Demiraj.
Ai shton se kjo forcë ka lidhje me qeverinë.
“Nga 2014-2016 janë paguar nga Ministria e Mbrojtjes ruse, pas 193 mln dollarë shpenzime, i ndërpreu. Më pas, grupi lidhi marrëveshje me Bashar Assadin, i cili do të merrte fitime nga shitja e naftës”, tha koloneli.
I pyetur nga Zheji nëse ata mund të depërtojnë në Tiranë, Demiraj tha:”Sigurisht! Por që janë të identifikuar.”
Ndër të tjera ish ministri i Brendshëm thotë se prapa çdo ngjarje në Ballkan, qëndrojnë serbët dhe synimi është shkëmbimi i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.