Lajme

”Zyra për të Rinj” në Preshevë shpërndan broshura për Ditën Botërore të ”Autizmit”

2 prilli është dita botërore e personave me Autizëm e për të shënuar këtë ditë Zyra për të Rinj në Preshevë ka ndërrmarrur një aktivitet…

Sot është Dita Botërore e personave me autizëm e për ditën ndërkombëtare të autizmit Zyra për të Rinj ka ndërrmarrur një aktivitet për shpërndarjen e disa broshurave në mënyrë që njerëzit të njoftohen më shumë rreth çrregullimeve të Spektrit të Autizmit.

Shpërndarjen e këtyre broshurave e kanë bërë anëtarët e Zyrës për të Rinj të cilët në data të veçanta realizojnë aktivitete të ndryshme sensibilizuese.

Koordinatori i Zyrës për të Rinj Altin Boriçi në prononcimin e dhënë për Rtv Aldi tha se në bashkëpunim me defektologun Arben Latifi përgatitëm broshura për të shpërndarë në mënyrë që njerëzit të njoftohen më shumë rreth personave të prekur nga kjo sëmundje.

Entela Aliu aktiviste në Zyrën për të Rinj i fton të gjithë moshatarët e vet mos të kalojnë kohë nëpër kafene por të kontribuojnë në mënyrë vullnetare në aktivitete të tilla.

Shpërndarja e broshurave nga aktivistët e Zyrës për të Rinj filloi nga ndërtesa e komunës për të vazhduar deri tek Shkolla Fillore ”Prof.Ibrahim Kelmendi”.

Related Articles

Back to top button