Lajme

Armend Aliu: Dalja në skenë e APN-së dhe LRPDSH-së nuk bëri përçarjen e skenës politike, përkundrazi bashkoi dy partitë e përçara mes veti PVD-PDSH

Të ftuar në emisionin Zëri Politik sonte kanë qenë: Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi , Kryetari i Kuvendit Komunal Sami Salihu dhe zëvendës kryetari i Komunës Armend Aliu.

Në pytjen e bërë nga moderatori se skena të tilla apo përçarje të tilla nuk kemi pas më herët, Armend Aliu  iu përgjigj kështu.

“Nuk më pëlqen kjo tendencë e paraqitjes se kinse prej daljes në skenë të APN-së dhe LRPDSH-së përçarja është shtu në mes subjekteve politike në Komunën e Preshevës, jemi të gjithë të vetëdijshëm se përçarje ka pas, ajo që unë po e theksojë disa herë është se ne bile përkundrazi jemi ata që i kemi bashkuar dy blloqe të cilat kanë qenë jashtëzakonisht të përçara në të kaluarën, ne të gjithë e dijmë se si janë sjell kto blloqe (PDSH-PVD) përfshi edhe disa parti tjera më të vogla të cilët kanë luajtur rolin e topit të ping-pongut her me njërin e her me tjetrin, edhe e dijmë se kanë qenë jashtë zakonisht të përçarë. Skena të tilla ka pas edhe përpara, nuk është se prej se kemi dal ne në skenë është përça skena politike, ne tërë kohës kemi pas tendenca që këtë përçarje ta zvogëlojmë.”

Më poshtë mund da ndiqni video materialin.

Related Articles

Back to top button