BËNI SYFYR NGASE NË SYFYR KA BEREQET…
“Bëni syfyr ngase në syfyr ka bereqet”.
Ibn Umeri r.a transmeton, se Muhammedi a.s ka thënë:
“Me të vërtetë që Allahu dhe engjëjt zbresin mëshirë mbi atë që ha syfyr”.
Muhammedi alejhi selam, ka thënë:
“Ndryshimi mes agjërimit tonë dhe atij të ehli kitabëve (hebrenjëve dhe të krishterëve) qëndron në faktin, se ata nuk kanë syfyr ndërsa neve kemi”.
Në komentarin e Buhariut, Ibn Haxheri ka përmendur shumë arsye se pse syfyri është i bekuar:
Sepse në të ndiqet Suneti.
Përmes tij ne e diferencojmë veten nga ehli kitabët, gjë për të cilën thirremi shpesh ta kryejmë.
Na jep forcë për të kryer ibadete
Promovon më shumë sinqeritet për Ibadetin
Ul ndjesinë e të ndjerit keq, që mund të vijë nga mungesa e ushqimit.
Syfyri është një kohë ku pranohet lutja
Në kohën e Syfyrit është koha më e mirë, ku Allahu përkujtohet dhe ku mund të falemi në namaz.