Dita e Europës do të festohet edhe në Preshevë, ja agjenda e manifestimit

Dita e Europës do të festohet edhe në Preshevë, njofton kabineti i Kryetarit z.Shqiprim Arifi.
Manifestimi i ditës së “Bashkimit Europian” do të festohet ditën e mërkurë më datë 09.05.2018 në Preshevë me moton “Një Europë pa kufi”, Ky manifestim do të bëhet në fshatin Miratoc afër kufirit Miratoc – Llojan.
Presheva.AL ka siguruar agjendën e këtij manifestimi:
11:00 – Arritja e delegacionit të Komunës së Preshevës
11:15 – Fjalimi përshëndetës për të pranishmit dhe një mesazh urimi për ditën e Bashkimit Europian z.Sami Salihu – Kryetar i Kuvendit dhe z.Shqiprim Arifi – Kryetar i Komunës
12:00 – Lëshimi në formë simbolike të disa pëllumbave dhe tullumbaceve me ngjyrë të bardhë dhe të kaltër nën moton “Për një Europë pa kufi”
12:10 – Mbarimi i Manifestimit