Lajme
Do të shtrohet iftar për 2000 persona në Preshevë
Iftari do të shtrohet të hënën në stadiumin e qytetit të Preshevës…
Po bëhen parapërgaditjet e fundit për shtruarjen e iftarit . Ky iftar do të shtrohet në stadiumin e qytetit të Preshevës për 2000 persona.
Mbi 100 persona staff të cilët kanë zbarkuar mbrëm në Preshevë, tani po bëjn përgaditjet e tyre për të qenë çdo gjë në rregull për këtë iftar.
Komuna e Preshevës në bashkëpunim me komunën e Bajram Pashës nga Turqia për herë të parë në komunën tonë do të shtrojnë iftar në ambient të hapur për 2000 persona, iftar ky i llojit të parë që po organizohet për muajin e shenjtë të Ramazanit.