Lajme

Iftar madhështor në Preshevë

Në kuadër të organizimit të iftareve gjatë muajit të Ramazanit të hënën më 21 maj 2018, në Preshevë, Komuna e Preshevës së bashku me Bashkinë Bajram Pasha në Stamboll, shtrojnë iftar të hapur për besimtarët dhe qytetarët e Komunës së Preshevës.

Është hera e dytë që Bashkia Bajram Pasha në Stamboll shtron iftarë në Luginë për besimtarët musliman, sikur në vitin 2016 që ishin në Komunën e Bujanocit në fshatin Tërnoc, këtë vit do të vijnë në Preshevë për të çelur iftarin së bashku.

Iftari do të mbahet pranë xhamisë Ebu Bekr Es-Siddik, në ambient të hapur dhe numri i pjesëmarrësve është i pakufizuar.

Sofrat e iftarit janë një organizim i përditshëm i Bashkisë Bajram Pasha gjatë Ramazanit, ku shtresa të ndryshme të shoqërisë çelin iftarin së bashku. Për çdo vit Bashkia Bajram Pasha nis turneun në të gjithë Ballkanin, ku shtrohen iftare të tilla masive me rastin e muajit të Ramazanit.

 

Related Articles

Back to top button