Lajme

Incident në shkollën 9-vjecare Fan Noli në Tiranë me rastin e Ramazanit, mësuesja u thotë nxënësve të mos agjërojnë

Pas denoncimeve të bëra publike mbi një ngjarje të paprecedent në shkollën Fan Noli ne e shohim si një ndërhyrje të pavend në jetën private të fëmijëve dhe të familjeve të tyre se si duhet të sillen apo si duhet të veprojnë gjatë muajit të madhnueshëm të Ramazanit.

Mësuesja Etleva Meço, që ka në kujdestari njërën nga klasat e gjashta në shkollën “Fan S. Noli”, pasi mori informacion nga nxënësit e klasës nëse antarë të familjeve të tyre agjërojnë ose jo, i“këshilloi ata që të mos agjëronin muajin e shenjtë islam”. Sipas saj, kjo“porosi”e konsultuar me mjeken e shkollës është një udhëzim i drejtpërdrejtë i drejtorisë së shkollës.

Këto lloj ndërhyrjesh dhe orientimesh na kujtojnë kohën e errët të komunizmit kur mësuesit ishin skalioni i parë në propagandën ateiste të atij regjimi të errët, që ju mohoi të drejtën e besimit dhe të ushtrimit të lirë të fesë gjithkujt me ligj. Drejtoria e shkollës, mësuesit dhe psikologët veprojnë sipas një kuadri ligjor dhe një kurrikule të miratuar nga Ministria e Arsimit.

Dalja jashtë këtyre kompetenceva dhe ndërhyrja në jetën private të prindërve dhe fëmijëve del jashtë kompetencave ligjore dhe morale të stafit arsimor të shkollës Fan Noli, si dhe fyen rëndë dinjitetin njerëzor duke ndërhyrë ndërmjet prindit dhe fëmijës. Kohë të tilla nuk janë të largëta për të gjithë, kohë kur regjimi komunist e nxirrte jashtë ligjit fenë, duke i persekutuar njerëzit për shkak të bindjeve fetare.

Absurdi i kësaj historie është se vetë shkolla mban emrin e një personi që të gjithë jetën ka mbajtur petk fetar. Ajo që na e shton më tepër shqetësimin është se një rast i ngjashëm ka ndodhur me fëmijën e një familje muslimane në shkollën 1 qershori këto ditë përsëri në kryeqytet.

Fatkeqësisht këto dy raste na bëjnë të mendojmë se nuk janë sporadike dhe se kemi të bëjmë me një problem më të mprehtë.

Related Articles

Back to top button