Lajme

Kryetari Arifi takon nxënësit që fituan medalje në Melk të Austrisë (Foto)

Një rini e cila është aktive në sport, e din vlerën e punës së palodhshme, përkushtimit dhe vendosmërisë në arritjen e suksesit. Gjithashtu mësojmë më shumë për vetveten dhe shoqërinë rreth nesh. Na ndihmon ta zhvillojmë karakterin tonë, parimet dhe vlerat herët në jetë.

Sot u ndjeva një qytetar shumë krenar kur qëndrova në praninë e këtyre të rinjve që kanë këto vlera, përkushtimin ndaj punës i cili sjell sukses, sukses që i bën këta të rinj ambasadorin më të mirë të komunës së Preshevës jasht vendit.

Si pushtet lokal, gjithmonë do ta kenë përkrahjen tonë institucionale në arritjen e majave më të larta të suksesit, sikur ai në Melk të Austrisë.

Para dy viteve, ne si pushtet lokal e futem notin si pjesë të lëndës së edukatës fizike, dhe fruti i suksesit të kësaj iniciative janë pikërisht këta të rinj që në Olimpiadën e Melkit të Austrisë morën medalje të shumta të arta mu në këtë sport, si dhe në sportet tjera.

Ju lumtë për suksesin e treguar.

Të gjithë jemi krenar me ju.

Related Articles

Back to top button