Lajme

Lajm i mirë për pacientet e Luginës: Terminet te mjeku përmes aplikacionit

Terminet për kontroll te mjeku tani mund të caktohen edhe përmes aplikacionit në telefon ka deklaruar sot ministri i shëndetësisë në Serbi, Nikola Radoman.

“Ministria e shëndetësisë është duke vazhduar hap pas hapi me digjitalizimin dhe planin e qeverisë së Serbisë. Në përputhje me zhvillim e mëtejshëm u kemi mundësuar qytetarëve aplikacionin më të ri të telefonit” ka thënë Radoman, duke shtuar se aplikacioni “Izabrani doktor” mund të shkarkohet në Google Play dhe është falas, shkruan RTV Spektri.

Aplikacioni ofron tri mundësi – të caktohet mjeku i zgjedhur, të zgjithet stomatologu dhe të zgjidhet gjinekologu. Përmes aplikacionit është mundësia të shokohen edhe terminet e lira dhe se përmes aplikacionit përveç caktimit të terminit mundet edhe të anulohet termini.

Radoman ka thënë se që nga aktivizimi i aplikacionit para dy ditëve, numër i madhë i njerzve janë duke e shkarkuar aplikacionin.

Related Articles

Back to top button