Lajme

Lajm i mirë për shoferët tani e tutje në Sërbi do të vozitet me 130 km/h

Në mbledhjen e mbajtur dje, Parlamenti serb ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion.

Me ndryshimet e miratuara në Ligj, shpejtësia maksimale që do të lejohet në autostradat e Serbisë do të jetë 130 km/h, në vend të 120 km/h, shkruan agjencia serbe Tanjug.

Ndryshimet në Ligj para deputetëve serbë i ka arsyetuar ministrja e Transportit, Zorana Mihajloviq, e cila tha se nga dje e tutje makinat serbe do të mund të lëvizin deri ne 130 kilometra në orë në autostradë.

Sipas saj, këto ndryshime të miratuara në Serbi janë në shumicën e vendeve evropiane.

Njoftimi me ndryshimet në këtë ligj është i rëndësishëm edhe për mërgimtarët shqiptarë, të cilët kalojnë nëpër Serbi, kur vinë në pushime. Gjobat për shpejtësi të tejkaluar shkojnë nga 500 deri 1000 euro dhe me mundësi të konfiskimit të patent shoferit.

Related Articles

Back to top button